0800 666 77 info@mogo-kos.com

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

E shtunë - E dielë: Mbyllur

 

Service centers

Pyetjet e bëra më shpesh

Leasing

Më shumë informacion:

  • Çfarë është blerja e veturës përmes lizingut financiar?

    Blerja e veturës permes lizingut financiar ju mundëson të paguani me këste mujore për veturën tuaj te preferuar. Mogo financon veturën që keni zgjedhur dhe ju paguani me këste mujore. Pas shlyerjes së shumës së financuar përmes lizingut financiar, pronësia e veturës në mënyre automatike bartet në te pronari i veturës .

  • Si të aplikoj?

    Aplikimi për Lizing financiar mund të bëhet përmes tri kanaleve kryesore:

    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : mogo-kos.com;
    • Duke vizituar një prej degëve të Mogos; dhe
    • Përmes Auto Salloneve partnere me Mogo

    Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e zgjedhur. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë për lizing në degën tone me te afërt. Pas regjistrimit të automjetit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, ju mund të filloni ta vozisni veturën tuaj të zgjedhur.

  • Cila është periudha maksimale e pagesës?

    Afati maksimal për shlyerjen e shumës së financuar përmes lizingut është prej 12 deri 72 muaj.

  • Si paguhen këset?

    Këstet mujore të kontratave të lizingut do të paguhen përmes partnerëve të Mogo në të gjithë Kosovën.

    Degët e Bankës Private për Biznes
    Numri llogarisë: 1300-001002-6786-12
    Mogo Shpk

    Për lehtësinë tuaj, Mogo do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës.

  • A ka mundësi për shlyerje të parakohshme të kontratës së lizingut financiar?

    Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores së publikuar në ueb-faqe.

Blej veturë me këste përmes lizingut financiar

  • Si mund të blej një veturë me këste?

    Zgjidhni veturën që dëshironi nga ofertat e veturave ne te gjitha auto sallonet.
    Aplikoni vetëm me ID përmes:

    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : mogo-kos.com;
    • Duke vizituar një prej degëve te Mogos; dhe
    • Përmes Auto Salloneve partnere te Mogos

    Ne vlerësojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e përzgjedhur. Pas aprovimit te kërkesës suaj për lizing financiar, Departamenti i Shërbimin për Klient do t’ju ftoj të nënshkruani kontratën e lizingut ne një prej degëve tona me te afërta prej vendbanimit tuaj. Pas transferimit të pronësisë dhe regjistrimit te veturës, ju do të merrni automjetin.

  • A do të kërkojë MOGO të sigurojë një dokument të ardhurave tuaja?

    Mogo do te beje verifikimin e te ardhurave tuaj ne minimum për muajin e fundit.

  • Cfare siguracioni më duhet nëse marr një veturë?

    Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.

Pyetje për veturën

  • Si vlerësohet një veturë?

    Për të vlerësuar një veturë, Mogo përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion veturash në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave te shitura ne Kosove. Ne disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.

  • A duhet automjeti të ketë kaluar një inspektim teknik?

    Kontrollimi teknik i veturës është kërkese ligjore gjate regjistrimit te veturës ne Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.

kufizimet

  • A ka ndonjë kufizim në aplikimin dhe aprovimin?

    Për të marrë aprovimin, Mogo do te vlerësoj historinë e pagesave ne Regjistrin e Kredive te Kosoves. Për këtë qëllim, ju duhet të na jepni informacion të plotë dhe të saktë.

  • Në çfarë moshe mund të aplikoj për financim të veturave?

    Ju mund të aplikoni për lizing financiar prej 21 deri 65 vjeç.

Informata të dobishme

  • Kur e kthej pronësinë e automjetit?

    Pas pagesës së këstit te fundit te kontratës se lizingut financiar, Mogo do t'ju kontaktojë për të transferuar pronësinë e automjetit në emrin tuaj.

  • A mund të lëviz me veturën jashtë vendit?

    Mogo do te ofroj autorizim për vozitje te veturës jashtë Kosovës sipas kërkesës se klientit.

  • Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj me kohë?

    Nëse nuk mund te bëni pagesat me rregull sipas planit te pagesave te kontratës se lizingut te nënshkruar , atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri te pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.