0800 666 77 info@mogo-kos.com

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

E shtunë - E dielë: Mbyllur

 

Service centers

Pyetjet e bëra më shpesh

Leaseback

Më shumë informacion

  • Cfarë është financimi me garancion veturën?

    Mogo mundëson financim deri në 8,000 Euro. Merrni deri në 85% të vlerës së veturës tuaj duke lënë atë si garancion ndërkohë vazhdoni ta vozisni si më parë.

  • Si të aplikoj për financim me garancion veturën?

    Aplikimi për Lizing reversë mund te behet përmes dy kanaleve kryesore:
    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : mogo-kos.com;
    • Duke vizituar një prej degëve te Mogos;
    Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë për lizing reversë në degën tone me te afërt. Pas regjistrimit te automjetit ne Qendrën e Regjistrimit te Automjeteve ne emër te Mogos, ju vazhdoni te vozisni veturën tuaj.

  • Deri në qfarë vlere mundë të aplikoj?

    Në varësi të markës së veturës, modelit dhe vitit të prodhimit, Mogo ofron kredi kesh përmes lizingut reverse deri në 80% të vlerës së veturës. Sigurisht, ju mund të aplikoni për një sasi më të vogël, sipas nevojes tuaj të tanishme.

  • Si paguhen këstet?

    Këstet mujore te kontratave te lizingut do te paguhen përmes partnereve te Mogos ne te gjithë Kosovën.

    Degët e Bankës Private për Biznes
    Pikat e Shitjes se Postes se Kosovës
    Pikat e Pagesave TBD

    Për lehtësinë tuaj, Mogo do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës.

  • A ekziston mundësi për shlyerjen të parakohshme?

    Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores se publikuar ne ueb-faqe.

  • Si të aplikojmë për financim me garancion veturën?

    Aplikimi për Lizing reversë mund te behet përmes dy kanaleve kryesore:

    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : mogo-kos.com
    • Duke vizituar një prej degëve te Mogos

    Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën tuaj. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë në degën tone me te afërt.

  • Cfarë dokumentacioni kërkohen kur aplikoni për një rishitje?

    Për të aplikuar për një leasing vetuën ju nevojitet një ID e vlefshme. Kur lidhni një kontratë, duhet të paraqisni dokumentin e identifikimit dhe dokumentet e automjetit.

Pyetje për veturën

  • Si bëhet vlerësimi i një veture?

    Për të vlerësuar një veturë, Mogo përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion veturash në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave te shitura ne Kosove. Ne disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.

  • A duhet automjeti të ketë sigurim KASKO?

    Vetëm sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.

  • A duhet automjeti të ketë kaluar kontrollimin teknik?

    Kontrollimi teknik i veturës është kërkese ligjore gjate regjistrimit te veturës ne Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.

  • A mund të vazhdoj ta përdor veturën pas nënshkrimit të kontratës?

    Po, ju mund ta përdorni veturën si më parë. Pronësia e automjetit transferohet në MOGO dhe ju mbeteni si përdorues në dokumentet e regjistrimit deri ne pagesën e këstit te fundit kur pronësia e veturës transferohet te pronari.

Informata të dobishme

  • Kur e kthej mbrapsht pronësinë e automjetit?

    Pas pagesës së këstit te fundit te kontratës se lizingut reverse, Mogo do t'ju kontaktojë për të transferuar pronësinë e automjetit në emrin tuaj.

  • Çfarë ndodh në rast aksident apo vjedhje automjetesh?

    Në rast aksidenti ose vjedhje menjëherë njoftoj autoritetet përkatëse, kompaninë tuaj të sigurimit dhe MOGO.

  • A mund të dali vetura jashtë vendit?

    Mogo do te ofroj autorizim për vozitje te veturës jashtë Kosovës sipas kërkesës se klientit

  • Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj me kohë?

    Nëse nuk mund te bëni pagesat me rregull sipas planit te pagesave te kontratës se lizingut reverse te nënshkruar , atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri te pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.